​Një autobus që bart nxënës godet dy fëmijë në Novosellë të Pejës

Dy fëmijë janë lënduarsi pasojë e goditjes nga një autobus që bart nxënësit në shkolla.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se aksidenti ka ndodhur në Novosellë të Pejës, rreth orës 17:50.

“Një bus që bart nxënësit, i ka goditur dy fëmijë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Pejës dhe sipas mjekut kujdestar ata janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi

Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Back to top button