Një burrë bie nga shtylla elektrike
Dje është arrestuar një burrë nga Gjilani pasi që e kishte ftuar një burrë kosovar që t’ia kryejë disa punë elektrike dhe ky i fundit është rrëzuar nga shtylla elektrike.
”Viktima gjatë tentimit për të kryer punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit me vendim, të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media