Një burrë dënohet me 7 vjet burg për grabitje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.K për shkak se në bashkëkryerje e në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Grabitje”.
Personi në fjalë është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjetësh.
Dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 04.03.2020 deri me datë 08.12.2022.
“Ndërsa për veprën penale, dispozitivi ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’, gjykata i shqiptoi dënim gjobë në shumën prej njëmijë erosh. Sa i përket veprës penale në bashkëkryerje e në vazhdimësi, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPK-së, të njëjtin gjykata e liroi nga akuza, në mungesë të provave. I akuzuari B.K detyrohet që të dëmtuarit S.G t’ia paguajë dëmin në shumë prej 280 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa sa i përket të dëmtuarës ‘Exfis’ e njëjta udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, i akuzuari po ashtu detyrohet që të paguajë shpenzimet gjyqësore sipas fletë shpenzimit të kësaj gjykate në shumën prej 500 euro, ndërsa në Fondin e viktimave shumën prej 50 euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Me aktvendim të veçantë të akuzuarit B.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës, në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./21Media

Back to top button