Një burrë dërgohet në emergjencë pa shenja jete

Një burrë ka vdekur si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në Suharekë.
Sipas raportit të policisë viktima është dërguar në emergjencë të enjten, mirëpo sipas mjekut kujdestar ai ka qenë pa shenja jete, transmeton rtv21.tv.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përktëse policore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërsa, policia po e heton vdekjen./21Media