Një burrë dhe një grua arrestohen për prostitucion

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Gjilan, një grua dhe një burrë, me dyshimin se janë marrë me prostitucion.

Sipas Policisë të dyshuarit u arrestuan të hënën në orën 14:00, ndërsa me vendim të prokurorit ata u liruan në procedurë të rregullt.

Policia njoftoi se rasti është iniciuar si “marrje me prostitucion”.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë marr me prostitucion. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button