Arrestohet i dyshuari për sulm me sëpatë ndaj bashkëshortes

(Lajm i përditësuar)
Arrestohet i dyshuari për sulm me sëpatë ndaj bashkëshortes
Është arrestuar i dyshuari për sulm me sëpatë ndaj bashkëshortes.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Prokuorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Rreth orës 12:30 është arrestuar i dyshuari K.E., per veprën penale “Vrasje e rënde në tentativë” sipas nenit 183 te Kodit Penal te Republikes së Kosovës.”, tha ajo
Kjo është gjendja e gruas që dyshohet se u sulmua me sëpatë nga bashkëshorti
Një burrë dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan e tij në Gadime të Lipjanit
Gjendja e gruas që dyshohet se është sulmuar me sëpate nga bashkëshorti i saj në Gadime, është stabile.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla.
“Është duke u trajtuar në Qendren Emergjente, gjendja është stabile për momentin ”, tha Syla për rtv21.tv
Një burrë dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan e tij në Gadime të Lipjanit
Në burrë dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit
Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Ajo ka thënë se i dyshuari ndodhet ende në arrati.
“Ju njoftojmë se po dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Ngjarja është duke u cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, në bazë të Nenit 172, lidhur me paragrafin 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala.
Derisa lajmi është konfirmuar për rtv21.tv edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për kapjen e të njëjtit.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /21Media