Një burrë e bën për spital mjekun
Një sulm fizik ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Strellc i Epërm në Deçan. Raportohet se një burrë e ka sulmuar fizikisht një mjek.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor. Ndërsa, i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një mjek mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, duke mos dhënë detaje të tjera.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media