Një burrë në Fushë Kosovë theret me thikë, pasi refuzoi drogën dhe seksin

Një burrë në Fushë Kosovë pësoi lëndime trupore veç pse refuzoi të konsumonte substanca narkotike dhe të kryente marrëdhënie sekusale me një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:11.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor.

I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje./21Media

Back to top button