Një burrë rrahu tri vajza në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka rrahur tri vajza në Pristinë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 18:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
“Lidhur me këtë rast i cili është cilëruar si “lëndim trupor”, hetuesit policor të Stacionit Qendra kanë identifikuar personin e dyshuar, I njëjti është në kërkim nga Policia”, ka thënë për rtv21.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Pamjet e rrahjes janë postuar në Facebook nga faqja Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë./21Media

Back to top button