Një burrë thërret policinë në Lipjan, thotë se dikush ia vodhi katër krerë gjedhë

Një burrë në Lipjan e ka njoftuar Policinë e Kosovës se i janë vjedhur katër krerë gjedhë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në stallën, pronë e tij nga persona të dyshuar të panjohur i janë vjedhur bagëti (katër krerë gjedhë)”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë dhe i njëjti është duke u hetuar./21Media