Një çift u plagos me armë në banesë
Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes
Një çift bashkëshortësh raportohet se mbeti i plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në zonë e Alliasit, në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ndodhi brenda në banesën e çifti, por ende nuk dihen shkaqet e plagosjes. Policia identifikoi të plagosurit, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, bëhet e ditut në njoftimin e policisë.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krim në familje, por policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./oranews