Një dedikim i bukur për dashurinë vjen nga Shaqir Cërvadiku dhe Lendita Selimi

Një këngë teskti i së cilës do të fillonte me pasthirrmën “ai”, ishte ide e kahmotshme e shkrimtarit Daut Demaku të cilën ia propozoi këngëtarit, Shaqir Cërvadiku. Dhe kjo ide u jetësua sot. Kështu tregoi për portalin rtv21.tv këngëtari, Cërvadiku.

Ai tha se realizoi këtë projekt në bashkëpunim me Lendita Selimin.

Kënga titullohet “Oqeani i lumtunisë” , vjen me tekst të Daut Demakut dhe Shaqir Cërvadikut. Për muzikën është përkujdesur vet këngëtari derisa orkestrimin e ka bërë “Ethnomusic”.

“Oqeani i lumtunisë” përmban vargjet më të bukura për dashurinë, të cilat vijnë dhuratë për festat e fundvitit./21Media

Back to top button