Një Dhomë e Agjencionit të Sigurimit Social në Skoci me emrin e gazetares nga Gjilani

Skocia do të nderojë gazetaren kosovare, Remzije Zeka-Sherifi duke i vënë emrin e saj njër Dhomës së Agjencionit të Sigurimit Social të Qeverisë së këtij vendi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetarja përmes rrjeteve sociale. Ajo ka thënë se uron që këto parametra të meritave për punë të bëhen pjesë e përditshmërisë së vlerave për qytetarët kosovarë.
“Është kënaqësi e papërshkrueshme kur larg pritshmërive je vlerësuar në një nivel kaq të lartë për punën, kontributin dhe performancën tënde, e posaqërisht ky privilegj ka më shumë peshë kur je në dhe të huaj. Uroj që kto parametra të meritave për punë të bëhen pjesë e përditshmërisë së vlerave për qytetarët kosovarë në shtetin amë”, ka shkruar Zeka-Sherifi.
Remzije Zeka-Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999, kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, ajo ka punuar si gazetare dhe producente në radio.
Në Skoci, për 16 vjet ka udhëhequr Shoqatën “Maryhill Integration Network”, e cila merret me zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me shëndetin, arsimin, artin dhe vallëzimin, e që kanë për qëllim afrimin e komuniteteve.
Në vitin 2017, ajo është zgjedhur në mesin e 10 grave më me ndikim në Skocisë./21Media

Back to top button