Një ditë para reciprocitetit për targat dhe dokumentet, situatë e qetë në veri të vendit

Njësia speciale e Policisë së Kosovës është pozicionuar në disa pika në veri të Mitrovicës, në gjendje gatishmërie për ditën e 1 shtatorit kur fillon zbatimi i reciprocitetit për targat dhe dokumentet, ka mësuar RTV21 eklsuzivisht.
Gjithashtu mësohet se njësia speciale është duke ndërtuar stacion në komunën me shumicë serbe Zubin Potok.
Ndërkohë, forca paqeruajtëse në Kosovë, KFOR, ka bërë me dije se është në gjendje gatishmërie për ditën e 1 shtatorit dhe se po ruan praninë e saj në afërsi të pikave të vendkalimit kufitar Jarinje dhe Bërnjak.
Ky stacion i njësisë speciale që është në ndërtim e sipër, llogaritet të jetë pikë strategjike dhe afatgjate për të monitoruar gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të veriut të vendit.
Përgjatë rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak janë parë edhe patrulla të forcave të KFOR-it.
“Misioni kryesor i NATO-s vazhdon të monitorojë situatën nga afër, Komanda Rajonale e KFOR-it në Lindje ruan praninë e saj në afërsi të pikave të kalimit JARINJE dhe BRNJAK, me pikat e vendosura të kontrollit të trafikut dhe me patrullimet e vazhdueshme në zonë së bashku me personelin e Karabinierëve Shumëkombëshej”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it./21Media

 

Back to top button