Një fabrikë në Ferizaj përfshihet nga zjarri, deklarohet policia

Një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të dielën në mbrëmje.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i njëjti ka thënë se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por që dëmet vlerësohen të mëdha.
“Rreth orës 19:10, është raportuar një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt. Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët. Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit”, tha Veseli. /21Media