Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, dërgohet për në spital

Mesditën e së dielës, një këmbësor, fëmijë, është goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Ndërkaq fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova. /21Media

Back to top button