“Një fillim i ri është i nevojshëm për Kosovën”

Veseli ka komentuar rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar rrëzimin e Qeverisë pas mocionit të mosbesimit

Përmes rrjetit sociale Twitter, kryetari Veseli ka theksuar se një fillim i ri ishte i nevojshëm për Kosovën.

“Kuvendi sot ka votuar që t’i japë fund mandatit të Qeverisë. Një fillim i ri është i nevojshëm për Kosovën që të hapen kapituj të rinj të historisë tonë”, ka shkruar Veseli.
Deputetët e Kuvendit kanë votuar me 78 vota pro, 34 kundër dhe tri abstenime për rrëzimin e Qeverisë Mustafa./21Media

Back to top button