Një gazetar në gjendje të rëndë, u qëllua me armë zjarri

 
Një gazetar në Amsterdam, i njohur si Peter R de Vries, është qëlluar me armë në kokë, ku edhe ka pësuar lëndime serioze.
Policia bënë të ditur se i njëjti është dërguar menjëherë në spital, pas lëndimeve të marra.
NOS, bëri të ditur se ai u qëllua gjatë kohës sa po raportonte në televizion.
Po ashtu, nga videot që qarkulluan në rrjete sociale, shihet Peter i shtrirë në tokë më plagë të rëndë në kokë, raporton BBC.
Ndërkohë që, policia është ende në kërkim të të dyshuarit, po ashtu kanë kërkuar nga qytetarët që nëse e shohin atë të mos ndeshen me të, por të lajmërojnë shërbimin emergjent.
Tutje, disa gazeta kanë raportuar se një i dyshuar për tentim vrasje është arrestuar, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.
De Vries, njihet për hulumtimet e tij rreth krimit në Holandë.
Gjithësesi, ky akt është dënuar rëndë nga autoritetet dhe është cilësuar si i tmerrshëm./21Media

Back to top button