“Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm” thotë Fjolla
Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer me postimet në rrjete sociale, pas një pauze të shkurtër.
Që nga koha kur është lirua nga paraburgimi, ajo i është rikthyer fotografive siç di t’i bëjë artistja.
“Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e disa fotografive të postuara në Instagram, në të cilat shfaqet në veshje sportive.

Morina ishte arrestuar në korrik pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Mirëpo, që nga 15 shtatori, Fjolla është lënë e lirë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri. Kjo ka bërë që asaj t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Kujtojmë se, së fundmi është përfolur shumë për një ndarje të mundshme të Fjollës me biznismenin, Fisnik Syla, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga dyshja./21Media