Një grua gjendet e vrarë, policia kërkon burrin e saj shqiptar

Një 35 vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj më 23 tetor 2022 në Bolzano të Italisë.
Në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste është gjetur trupi i A. E Mocanu, 35 vjeçe, rumune, banakiere në një qendër tregtare.
I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj, A. M, një shtetas shqiptar, është arratisur dhe nuk ka asnjë gjurmë.
Ai u largua nga banesa me makinën e gruas, duke marrë me vete edhe telefonin e saj.
Në Verona, i dyshuari kishte të afërmit e tij, të cilëve u telefonoi pas krimit, shkruan media italiane.
Ai u tha familjarëve se duhej të ikte pasi po kërkohej nga policia.
Përveç kësaj, burri ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje për krimin.
Një hipotezë është se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.

Back to top button