Një grua gjendet pa shenja jete në Gurrakoc të Istogut

Një grua është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 7-8 metrash.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi. Sipas të dhënave preliminare, dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi prej rreth 7-8 metrash dhe nga hetimet fillestare dyshohet për vetëvrasje,” ka thënë Nikçi. /21Media

Back to top button