Një grua gjendet pa shenja jete në një objekt brenda oborrit të QKUK-së

Një 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten mbrëma në një objekt në ndërtim brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje”, ka thënë ai.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit, thuhet se ka nisur hetim mbi vdekjen dhe po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje./21Media

Back to top button