Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

Në rrugën “Kadri Minushi” në Fushë Kosovë, të martën pasdite është raportuar për një rast të rëndë, ku një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:11 të datës 10 dhjetor 2025.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Back to top button