Një grua në Gjilan kanoset me vrasje nga ish e dashura e saj

Një grua nga Gjilani ka raportuar dje (21. 09. 2022) në polici se është kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj në një periudhë kohore maj-shtator.
Policia në raportin 24 orësh njofton se në bazë të raportit të viktimës e njëjta pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër.
Sipas policisë e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button