Një grua në Prishtinë gjendet pa shenja jete, policia jep detajet

Një grua rreth moshës 43 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një apartament ditën e sotme në Prishtinë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Sipas tij ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes. Ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët emergjent.
“Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Borovci. /21Media