Një grua pranon se dogji fetusin pas abortit

Një grua në Nebraska është deklaruar fajtore për djegien dhe fshehjen e fetusit pasi kishte marrë ilaçe për t’i dhënë fund shtatzënisë, ndërsa prokurorët po akuzojnë edhe nënën e saj se e ka ndihmuar me abortin.

Prokurorët kanë thënë se Celeste Burgess lindi fetusin e vdekur rreth 29 javësh shtatzëni. Ajo ishte 17-vjeç atë kohë, por po paditet si e rritur.

Burgess pranoi fajësinë për fshehjen apo braktisjen e një trupi të vdekur. Fetusi u gjend i varrosur në një fushë, raportoi AP.

Rasti kundër tyre u nis nga mesazhet në “Facebook” që shkëmbyen të dyja mbi planin për të marrë ilaçin që do të shkaktonte abortin dhe më pas që të digjnin fetusin.

Back to top button