Një grua raportoi në Polici se fqinji e ka sulmuar seksualisht

Një grua është ankuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga fqinji i saj. Rasti ka ndodhur në Zveçan, ku palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Policia ka iniciuar rastin si “ngacmim seksual”.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga fqinji i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button