Një grua raporton se disa persona i kanë vjedhur 10 dyer të ballkoneve

Një grua në Prishtinë, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa rasti i cili u cilësua “Vjedhje e rëndë” po hetohet, tha policia.

“Prishtinë / 24.06.2024 – 13:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person/a të dyshuar të pa njohur janë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button