Një grua raporton se u dhunua në një motel, Policia jep detaje

Një grua ka raportuar në Polici se ishte dhunuar në një motel në Obiliq nga një burrë i dyshuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari nuk ëshë arrestuar ende.

“Obiliq 23.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në ekzaminimi mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin ditor.

Policia rastin e ka cilësuar si “dyshim dhunimi”./21Media

Back to top button