Një grua raporton se u rrah nga burri në prezencë të nënës së saj

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga burri.

Ajo ka deklaruar se ishte rrahur në prezencë të nënës së saj.

Rasti ka ndodhur në Podujevë rreth orës 23:00, njofton policia.

I dyshuari sipas organeve të rendit gjendet në arrati.

“Lidhur me rastin është arrestuar nëna e saj e cila është intervistuar si e dyshuar. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Back to top button