Një grua rrahu burrin më të cilin po bashkëjetonte

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit me të cilin ishte duke bashkëjetuar.
Sipas Policisë pas intervitimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur të dielën dhe është cilësuar si “dhunë në familje”.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?