Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë në parkun e lagjes “Dardania” në Prishtinë. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në mesditë ndërsa u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për qentë endacakë.

Rastin e ka treguar vetë qytetarja Diellëza Rama, teksa ka publikuar edhe disa fotografi në Facebook.

Ajo ka thënë se pasi i janë versulur qentë, është rrezuar duke marrë lëndime trupore.

“Sulm nga qente endacak, e qe mund te kishte pasoja fatale!!! Si shume raste qe jane bere pothaujse te perditshme, sot ne parkun e Dardanise, ne parkun e “sigurte” ku cdo dite eshte i mbushur me femije, edhe une e perjetova tmerrin me sy dhe me lendime trupore qe mund te perfundonin me fatalitet, sikurse mos te reagonte dhe te me shpetonte nga me e keqja nje qytetar rasti, te cilen e falenderoj nga zemra. Sot, ne pike te dites ne ora 14:50, ne parkun e Dardanise, jam sulmuar nga 5-6 qene, te cilet me jane versulur dhe me kane rrezuar, ku kam marr lendime ne bark, krahe & gjunj, por fatmiresisht i shpetova me te keqes, mirepo traumat, shqetesimet dhe frika per rrezikimin e jetes time dhe femijes qe po pres nuk me jane larguar derisa erdhi emergjenca, me derguan dhe me trajtuan ne QKUK. Komuna e Prishtinës, Perparim Rama, Alban Zogaj & Donjeta Sahatçiu, une isha ‘viktima me fat’ sot, por kush do te jepte llogari nese me kishte ndodhur dicka mua apo bebes time pas sulmit te tmerrshem ne mes te dites ne parkun e kryeqytetit nga qenet endacak? Prandaj, shpresoj dhe uroj qe rasti im te jete i fundit dhe ju lus te ndermerrni aksione urgjente dhe konkrete per zgjidhjen e ketij problemi te kahmotshem ne gjithe Prishtinen, e sidomos ne lagjen tone ne Dardani”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button