Një i arrestuar në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohet për dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një shtetas turk pasi që i njëjti posedonte pasaportë false.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:00 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull/Turk, pasi i njëjti në shkuarje në aeroport ka prezantuar pasaportën izraelite e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka konfirmuar policia e Kosovës përmes raportit 24 – orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button