Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

(Lajm i përditësuar)


Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka njoftuar se në aksident ishin të përfshira dy automjete, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në përgjigjje.


Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet një kamion duke dalë nga rruga.

Bazuar në pamje shihet se në aksident janë përfshirë dy kamionë.

RTV21 ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje.

Back to top button