Një i lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Mitrovicë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në rrugën ” Shala e Bajgores në Mitrovicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën ” Shala. e Bajgores në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, tha Zahiti. /21Media

Back to top button