Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave të ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryqytetit”, tha Pllana. /21Media