Një i mitur sulmon me thikë një të mitur tjetër, i dyshuari arrestohet
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, ku një i mitur ka therur një të mitur tjetër.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me vendim të prokurorit,i dyshuari për rastin është dërguar në mbajtje.