Një i vdekur dhe 352 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka vdekur dhe janë shënuar edhe 352 raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë kryer 5 mijë e 204 testime në tërë Kosovën.
MSH-ja po ashtu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 13 persona.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më sot, Kosova ka regjistruar gjithsej 109 mijë e 662 raste me COVID, 2 mijë e 271 viktima dhe 105 mijë e 732 të shëruar./21Media

Back to top button