Një i vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e aksidentit në Kaçanik
Një 77 vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave të ndodhur në fshatin Begrac të Kaçanikut pasditën e sotme.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra, ku shtoi se dy personat e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
“Ju njoftojmë se më datën 23.09.2025, rreth orës 15:20, në fshatin Begrac të Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore tre persona. Njëri nga të lënduarit, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK – Prishtinë. Dy personat e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik”, tha ai. Rreth orës 22:00, jemi njoftuar se personi i dërguar në QKUK, rreth moshës 77 vjeçare, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Për informata shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, do të njoftoheni me raportin vijues.”, tha Veseli për portalin rtv21.tv /21Media