Një i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran

Një person ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Komoran.

Në aksident kanë qenë të përfshirë 10 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

Syla tha se një prej të aksidentuarve në Klinikën Emergjente është sjellë pa shenja jete./21Media

Aksident ndërmjet 6 veturave në Komoran, ka të lënduar

Back to top button