Një i vdekur e 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuan 506 teste, dhe u konfirmuan 125 raste të reja pozitive.
Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,
1 viktimë – Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora.
Raste të reja – Në 24 orët e fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Grupmoshat e prekura me Covid-19 – Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.
Të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar – Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)
Testime totale 46448
Raste pozitive 6536
Raste të shëruara 3379
Raste Aktive 2957
Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35./oranews