Një i vdekur e 7 raste pozitive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar një viktimë me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja dolën pas testimit të 1,546 mostrave.
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 34 personave, ndërkaq raste aktive janë 352.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2,022 doza të vaksinës.
Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 755,654 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,007 qytetarë.
Në Kosovë, të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë, AstraZeneca apo të Pfizer/BioNTech./21Media
