Në Minierën e Trepçës- njësia në Leposaviq ka ndodhur një aksident i cili ka përfunduar me fatalitet.

Aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.

Për vendngjarje janë nisur inspektorët nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeinspektori i KPMM-së Fatmir Gërguri.

“Inspektorët janë nisur në vendin e ngjarjes, po është e vërtetë që ka vdekje dhe ne i shprehim ngushëllime familjes së punëtorit”, tha Gërguri./kallxo