
Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk
Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet. “Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në me
Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.
“Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë”, tha Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edhe Kremençukun.
“Një person është vrarë”, shtoi ai.
Më herët gjatë ditës së premte, Lunin tha se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.
“Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk./REL/

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






