Një i vrarë, gjashtë të plagosur nga mbetjet e raketës në Kiev
Një person u vra dhe gjashtë u plagosën pasi mbetjet e një rakete ruse goditën një rrugë banimi në Kiev, thanë autoritetet ukrainase.
Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe dogjën një ndërtesë banimi në lagjen Kurenivka të kryeqytetit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Ai shtoi se autobusi nuk pati pasagjerë, por u shkatërrua plotësisht, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Fotot e shpërndara nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, tregojnë mbetje të autobusit, të shpërndara nëpër rrugë./21Media