Një këmbësor mbeti i lënduar pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Një qytetar ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga vetura në rrugën “Agron Rrahmani në Prishtinë, mesditën e sotme. Si pasojë, ai ka pranuar trajtim mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit./21Media