Një kontigjent nga forcat rezervë të NATO’s zbarkon në Kosovë, KFOR: Garda skoceze do të qëndrojë përkohësisht për stërvitje

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë. Në njoftim bëhet e ditur edhe se këta ushtarë do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.
Po ashtu, nga KFOR shtohet edhe se, kontingjenti i parë që është një regjiment i këmbësorisë së mekanizuar të lehtë nga Mbretëria e Bashkuar, tashmë ka mbërritur në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore.
‘‘Ky aktivitet zhvillohet rregullisht dhe synon të përmirësojë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për të reaguar në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve përkatëse të sigurisë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.