Një korridor humanitar do të hapet në Luhansk

Një koridor humanitar do të hapet sot në Luhansk.

Kështu ka bërë të ditur Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, i cili përmes një postimi në ”Telegram”, tha se forcat ruse kanë rënë dakord të lejojnë banorët të evakuojnë disa qytete në rajon pas orës 09:00 me orën lokale (07:00 GMT), megjithëse ai nuk tha se ku do të dërgohen njerëzit.

“Rusët vazhdojnë granatimet kaotike të parregullta të artilerisë së qyteteve tona”, shkroi Gaiday.

Ai ka shtuar se iu është dashur të presin deri në orën 9 të mëngjesit, koha kur vendoset ”regjimi i heshtjes”.

“Korridori humanitar është rënë dakord në një nivel të lartë. Unë shpresoj se marrëveshjet e arritura nga rusët do të respektohen”, tha ai./21Media

Back to top button