Kaloni te përmbajtja kryesore

Një lehonë 26-vjeçare vdiq në Spitalin e Gjinekologjisë

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se mbrëmë në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair ka vdekur një lehonë 26-vjeçare, përcjell TV21. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se pacientja ka qenë në javën e 36 të shtatzënisë, ndërkaq ka pasur probleme shëndetësore, përfshirë problemet me tensionin e lart të gjakut.
“Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë të gjakut. Pacientit më pas i është  dhënë terapi dhe udhëzime për monitorim intensiv dhe kontrolle spitalore. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka shkuar për kontrolle, dhe ka marrë terapi herë pas here”, është bërë e ditur mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Siç ka informuar Ministria, pacientja ka vdekur mbrëmë, ndërkaq me sukses i është nxjerrë një foshnje të gjinisë mashkullore, që më pas është transferuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup.
“Ka lindur foshnje mashkull, i cili pas stabilizimit fillestar është transferuar në Klinikën e Pediatrisë. Fatkeqësisht, pavarësisht masave gjithëpërfshirëse për reanimim, pacientja  i është  nënshtrua dekompensimit të përgjithshëm kardiopulmonar dhe ka ndërruar jetë në orën 22:10”, ka shtuar tutje Ministria e Shëndetësisë, raporton TV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button