Një muaj nga agresioni në Banjskë, Sveçla: Të sanksionohet Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë Serbia e rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin e Kosovës as nuk i ka zbehur e as nuk i ka harruar që nga koha e Sllobodan Millosheviqit. Këtë Sveçla e tha sot kur janë bërë një muaj prej kur një formacion ushtarako-policor serb organizoi një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Sot janë bërë 1 muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm ky i organizuar dhe financuar nga shteti i Serbisë. Ky sulm i realizuar nga grupe të trajnuara e të armatosura rëndë nga Serbia, mori jetën e Rreshter Afrim Bunjakut dhe kishte për qëllim të realizonte atë që Rusia bëri në Donbas, aneksimin e veriut të vendit tonë. Të gjitha faktet që dëshmojnë përfshirjen e plotë të Serbisë në këtë sulm terrorist i kemi ofruar për qytetarët tanë e për opinionin ndërkombëtar. Me këtë sulm, Serbia rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin tonë as nuk i ka zbehur as nuk i ka harruar që nga koha e kasapit të Ballkanit Millosheviq”, ka thënë Sveçla në Facebook.

Ai ka theksuar se Serbia duhet të sanksionet pas të gjitha veprimeve të saj, si dhe ka shtuar se nëse nuk bëhet kjo do të ketë vetëm stimulim të akteve si ai i 24 shtatori./21Media

Back to top button